Milazim Krasniqi: Skenari për kreun e LDK-së, u ndikua nga LVV-ja dhe Vjosa Osmani

Aktuale

Milazim Krasniqi: Skenari për kreun e LDK-së, u ndikua nga LVV-ja dhe Vjosa Osmani

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:36
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se skenari për kreun e ri të LDK-së u ndikua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar një deklaratë të Arben Gashit i cili ka thënë se Lumir Abdixhiku ishte më i kërkuari i momentit, kurse Lutfi Haziri do të bënte më mirë për një periudhë afatgjate për LDK-në.

Sipas tij, LDK-ja u ndikua dhe vendimi për kreun e ri ishte skenar i medieve dhe opinionet e nxituara nga LVV-ja dhe Vjosa Osmani.

Ai shton se, ky skenar u provua në disa shtete por edhe në Shqipëri.

Në këtë rast, sipas tij, po testohet me partinë më meritore për demokracinë parlamente në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Gashi: Abdixhiku ishte më i kërkuari i momentit, por Haziri do të bënte më mirë në një periudhë afatgjate” Koment: edhe ky rast dëshmon që “demokracia e opinioneve" (Sartori) favorizon populizmin, në dëm të kontinuitetit dhe interesave reale. Në rastin e fundit të LDK, vendimi u imponua nga mediet dhe opinionet, po të nxitura nga kundërshtari politik i LDK-së, nga LVV/VO. Skenarë të ngjashëm për shkatërrimin e opozitës janë testuar para Kosovës, me sukses, në Rusi, në Hungari, në Serbi e pjesërisht edhe në Shqipëri. Po shkohet drejt “monopartizmit demokratik.” Ironia e fatit është që ky skenar antidemokratik, po testohet në partinë më meritore për demokracinë parlamentare në vendin tonë! Por, fajin e kanë ata vetë, që kanë lejuar të bëhen objekt i eksperimentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat