Paralajmërohet LDK, Krasniqi tregon kushtin që duhet vendosur Vjosa Osmanit

Aktuale

Paralajmërohet LDK, Krasniqi tregon kushtin që duhet vendosur Vjosa Osmanit

Nga: A.Morina Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:14
Vjosa Osmani

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për president të vendit.

Krasniqi tregoi kushtin që LDK duhet t’ia vendos Vjosa Osmanit, për ta votuar atë si presidente.

“LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin, nëse ajo zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin, nëse ajo zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike. Në atë rast nuk paraqet problem nëse deputetët e saj të tashëm shkrihen në LVV. Votuesit nuk do të shkriheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat