Edhe shefi i UNMIK-ut uron Kurtin, ja çfarë i shkruan

Aktuale

Edhe shefi i UNMIK-ut uron Kurtin, ja çfarë i shkruan

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:01
Zahir Tanin

Me rastin e zgjedhjes​ Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga liderët botëror.

Ai sot ka pranur urim edhe nga Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.

Ai ka garantuar gatishmërinë e misionit që ai udhëheq për ta mbështetur Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e promovimit të paqes dhe stabilitetit, në interes të qytetarëve të vendit.

Ndryshe Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje kanë shënuar fitore me 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat