Çuditet Milazim Krasniqi, përmend Vjosa Osmanin dhe LDK-në që “u shndërrua në ORA”

Aktuale

Çuditet Milazim Krasniqi, përmend Vjosa Osmanin dhe LDK-në që “u shndërrua në ORA”

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:08
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, është shprehur i çuditur sot.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se po çuditet me kërkesat që po i bëhen LDK-së që ta votojnë blanko Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij, Vjosa është personi që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat.

Ai shprehet se kërkesa e tillë është ose naivitet ose pafytyrësi.

Sipas profesorit, LDK u shndërrua në ORA.

Postimi i plotë:

T’i kërkosh LDK-së ta votojë blanko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.”

Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat