​QKUK dhe spitalet të mbushura me pacientë me Covid-19, në trajtim e sipër janë 837 sosh

Aktuale

​QKUK dhe spitalet të mbushura me pacientë me Covid-19, në trajtim e sipër janë 837 sosh

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Sot në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

“137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 335 pacientë. 10 në gjendje të rënduar. 276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë. 287 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 113 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 502 pacientë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

424 të konfirmuar pozitivë

349 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 88 pacientë

Spitali i Pejës, 111 pacientë

Spitali i Gjilanit, 66 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës,33 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat