Telashe në zgjedhjen e Presidentit, ka gjasa të ndryshojë edhe lista e deputetëve të LVV-së

Aktuale

Telashe në zgjedhjen e Presidentit, ka gjasa të ndryshojë edhe lista e deputetëve të LVV-së

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:36
Kuvendi i Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës po paralajmëron telashe shtesë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese rreth procedurave në bazë të të cilave janë zëvëndësuar deputetët pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Cakolli thotë se bazuar në interpretimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për legjislaturën e kaluar, atëherë edhe lista aktuale e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje mund të pësojë ndryshime.

Megjithatë ai shton se për të sqaruar gjithçka duhet të pritet publikimi i plotë i Aktgjykimit.

“Bazuar në interpretimin e Gjykatës lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime. Duke qenë se zëvendësimet e fundit janë bërë pikërisht mbi bazën e këtij kriteri, tashmë krijohet dilema se a duhet të vijohet me dhënien e betimit të këtyre deputetëve të zëvendësuar, apo të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, e të kërkohet nga KQZ që të rishikohet rekomandimi i fundit”, ka shkruar ai.

Cakolli ka thënë se njoftimi i Kushtetueses do ta komplikojë edhe më tej, madje edhe ta rrezikojë zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t’a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit”, shton ai.

Madje ai paralajmëron se presidenti mund të bie si shkak i ndonjë vote.

“Ndryshe, rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së Presidentit, e madje edhe rrëzimin e tij, siç ka ndodhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi”, ka përfunduar ai.

Këta janë deputetët që janë zëvëndësuar dhe pritet të betohen në seancën e radhës.

AAK

Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj

LVV

Donika Gërvalla Schwarz – Shqipe Isufi

Arben Vitija – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrullah Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

KDTP

Fikrim Damka – Enis Kervan

IRDK

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

NDS

Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat