“Kam biseduar me Kurtin për vaksinat që së shpejti vijnë në Kosovë”

Aktuale

“Kam biseduar me Kurtin për vaksinat që së shpejti vijnë në Kosovë”

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:11
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shpërndarjen e vaksinave anti-covid në Kosovë, të financuara nga Komisioni Evropian.

Ajo ka shkruar në Twitter se po qëndrojnë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, diskutimi me Kurtin ka qenë për të nisur vaksinimi sa më i shpejt për punëtorët shëndetësor dhe personat më në nevojë.

Image
Postimi i Ursula von der Leyen

“Së bashku do të tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, kryeministri Rama, pas bisedës me Ursula von der Leyen, ka thënë se në rajonin tonë së shpejti do të vinë nga Komisioni Evropian, 651 mijë vaksina Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat