“Pafytyrësi që t’i kërkosh LDK-së ta votojë personin që ia përgjysmoi votat”, nga VV-ja i reagojnë Krasniqit

Aktuale

“Pafytyrësi që t’i kërkosh LDK-së ta votojë personin që ia përgjysmoi votat”, nga VV-ja i reagojnë Krasniqit

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:23
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se është pafytyrësi dhe naivitet që t’i kërkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Kjo, pasi sipas tij, Osmani ia ka përgjysmuar votat kësaj partie.

“T’i kërkosh LDK-së ta votojë blanko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Atij për këtë deklaratë i kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot. Avni Zogiani nga VV-ja, ka ironizuar me deklaratën e Krasniqit, duke thënë se LDK-ja duhet t’i dëgjojë këshillat e PDK-së.

“Flet Milazim Krasniqi... LDK duhet me i dëgju këshillat e PDK-së, sepse këta gjithmonë për të mirën e tyre kanë folur...”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Në LDK nuk kanë vendosur ende se a do ta votojnë Osmanin për presidente./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat