Ministrja Haxhiu paralajmëron tri projektligje të rëndësishme

Aktuale

Ministrja Haxhiu paralajmëron tri projektligje të rëndësishme

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:56
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka uruar Blerim Sallahun, i cili u emërua zëvendësministër i Drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se bashkë me Sallahun, do të punojë për të mirën e vendit dhe për një Kosovë, vend me drejtësi e zhvillim.

Ministrja ka paralajmëruar se së shpejti do të nisin punët me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme dhe Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i Haxhiut:

Blerim Sallahu do të jetë zv. Ministër i Drejtësisë

Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje.

Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t'i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim.

Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!

Kosova do të bëhet shtet i së drejtës!

Image
Blerim Sallahu dhe Albin Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat