Eksperti i sigurisë në Kosovë, i reagon profesorit serb pas deklaratës për bazën e FSK-së në Mitrovicë

Aktuale

Eksperti i sigurisë në Kosovë, i reagon profesorit serb pas deklaratës për bazën e FSK-së në Mitrovicë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:56
Avni Islami

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ka marrë vendim që një prej pikave më të larta në Mitrovicë, ‘Kodra e Cërrnushës’, e cila ka pamje një pjesë të mirë të Kosovës do t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Por, këtë veprim mediat në Serbi janë munduar ta portretizojnë kinse si provokim nga ana e shqiptarëve.

Profesori serb nga Fakulteti i Sigurisë në Beograd, Zoran Gragishiq, ka thënë se ndërtimi i kësaj baze “mund të cilësohet si provokim i radhës nga autoritetet në Prishtinë”.

Njohësi i fushës së sigurisë në vend, Avni Islami, konsideron se deklarimet e tilla nga ana e Serbisë, janë destabilizuese dhe nuk i kontribuon paqes.

“Kjo deklaratë nuk është aspak shkencore e profesionale por është politike e destabilizuese që nuk i kontribuon paqes dhe sigurisë në mes të dy shteteve. Dua të ia rikujtoi Zoranit se Ushtria e Kosovës tash më është prodhues i paqes dhe sigurisë jo vetëm në vend por edhe jashtë Kosove”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat