“Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit”

Aktuale

“Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit”

Nga: A.SH Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:26
Ardita Sinani

Nesër Presheva voton. Ardita Sinani do të jetë kandidate për kryetare të Komunës të Preshevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit 2021.

Analistja Donika Emini shpreh përkrahjen për kandidaten shqiptare në Preshevë.

Ai ka thënë se, Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit, dhe është mundësia për një Preshevë të Re.

Postimi në Facebook:

Një grua për Preshevën.

Nesër voton Presheva që ka probleme multi-frontale zgjidhja e të cilave kërkon lidership dhe energji. Është guxim, atdhedashuri dhe emancipim ta synosh kreun e Komunës në një kontekst të tillë. Aq më tepër duke e ditur se as Kosova e sotme nuk ka grua për kryetare të komunës.

Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit. Është mundësia për një Preshevë të Re. Bashkëkohore.​

Prandaj sot,

Unë jam me Ardita Sinani

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat