Në Bondsteel nis vaksinimi për ushtarët amerikanë

Aktuale

Në Bondsteel nis vaksinimi për ushtarët amerikanë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:56
Ilustrim

Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë do të jenë më të sigurt nga COVID-19. Kjo pasi nga dje ka nisur vaksinimi i tyre me vaksinën Johnson and Johnson që është sjellë enkas për ta në kampin Bondsteel.

Në kampin ushtarak amerikan më të madh në Ballkan do të kryhet procesi i imunizimit për ushtarët e KFOR-it.

Vaksinimi ka mundësi t’iu bëhet edhe shtetasit e Kosovës që punojnë në këto kampe.

Një shqiptar që punon në kampin Bondsteel në kushte anonimiteti konfirmoi se ka tre muaj që e ka pranuar e-mailin me pyetjen nëse dëshiron të vaksinohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat