​Jashari nga Izbica: Jemi vonuar, shteti të mbledh provat për krimet serbe në Kosovë

Aktuale

​Jashari nga Izbica: Jemi vonuar, shteti të mbledh provat për krimet serbe në Kosovë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës.

Homazhet janë bërë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, ku u tha se shteti ynë duhet të nis të mbledh të gjitha provat për të dëshmuar se shteti serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm në Kosovë.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari pas homazheve tha se masakra e Isbicës është shembulli se pa sakrificë e gjak nuk ka liri.

Jashari: Masakra e Isbicës dëshmi e krimit dhe gjenocidit serb

“Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimit dhe gjenocidit që kriminelet serbë bën në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Kriminelët nuk kursyen asgjë, ata vranë gra, burra e fëmijë e pleq....jemi vonuar shumë shteti ynë duhet të nis të mbledh të gjitha provat për të dëshmuar se shteti serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm në Kosovë“, tha ai.

Ai shtoi se kjo masakër ngriti edhe më shumë ndërgjegjen ndërkombëtare për ta ndalur gjenocidin serb në Kosovë. Ndërsa, shtoi se as sot nuk janë dënuar kriminelët.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Bislim Bajrami, përfaqësues i familjarëve të dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat