Kimete Berisha: Ganimetja të emërohet kryetare paralele e Nishit, ja pse më erdhi keq prej Hashim Thaçit

Aktuale

Kimete Berisha: Ganimetja të emërohet kryetare paralele e Nishit, ja pse më erdhi keq prej Hashim Thaçit

Nga: A.Zh Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:59
Hashim Thaçi, Kimete Berisha; foto ilustrim nga "Bota sot"

Opinionistja Kimete Berisha, i ka reaguar ashpër deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, pas deklaratës së saj për vajzën e kryeministrit Albin Kurti.

Berisha ka thënë se Musliu duhet të emërohet “kryetare paralele e Nishit”, përcjell Bota sot.

Berisha ka kërkuar nga deputetja e PDK-së që të tregojë se çka është “Molla e kuqe”.

Ajo në këtë shkrim ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se avokati i tij, në seancën e fundit në Hagë, më shumë i kushtoi rëndësi gjumit se sa mbrojtjes së tij.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Shtëpia e sëmurë.

1. Ganimete Musliu-Kryetare paralele e Nishit.

Sa ua numëron vajzave pikat në fustane, janë pjekur të gjitha kushtet që Ganimetja të emërohet kryetare paralele e Nishit.

Serbia e ka emëruat kryetarin paralel të Skënderajt, Rajko Tomasheviqin (e Ganimetja ende nuk ka 'kundërshtuar').

Nëse kjo punë për Serbinë është lojë - le të luajmë.

Pa u gjetë një shqiptar në Nish (që të merret Ganimetja me të) është e pamundur, shqiptarët janë gjetur edhe në Titanik, lëre më në Nish, që është i joni, sepse ishte i joni.

Ganimetja e ka për detyrë ta shpjegoj çka është 'Molla e kuqe', a është e kuqe si alli a si qershia, dhe të zbuloj se ku është ajo mollë!

2. Avokati komik i Hashim Thaçit.

Pasha Skënderbeun, në seancën e fundit, më ka ardhur shumë keq prej Hashim Thaçit.

Seanca mbahej në zoom.

Avokati kryesor i tij, David Hooper gjatë gjithë seancës pëshpëriste, fliste me zë të ulët, thuajse ish katandisur në ndonjë romancë (nën karrige).

Gjyqtari i tha ta ngriste zërin se nuk po dëgjohej qartë.

Në vërejten e gjyqtarit, Hooperi u përgjjgj:

'Janë në gjumë familjarët, s'dua t'ua prish gjumin prandaj po flas me zë të ulët'.

Qe çfarë avokati paguhet me miliona.

Një avokat që më shumë i kushton rëndësi gjumit të familjarëve sesa jetës së Hashim Thaçit. Nejse, edhe gjumi është jetë, ama, Hashimi pse s'ka përparësi para gjumit!

Nuk e merr seriozisht, se sikur ta merrte seriozisht Hashim Thaçin, avokati do të mund ta gjente një zyre ku të sillej si profesionist.

As avokati më i paditur nuk do t'i jepte përparësi gjumit.

Sharlatan, i mbivlerësuar.

3. Koha pa Hënë e pa Nuse.

Është një kohë kaq e keqe, ku flitet veç për sëmundje dhe për vdekje.

Koha kur nuk bëhen dasma, veç varrime.

Po përplasemi pamëshirshëm herë në një skaj e herë në skajin tjetër. Kaq pak na do Zoti këtyre ditëve.

Dikush lyp gjak, reja e Rugovës përshembull lyp shkollë basketbolli për femra.

Dikush luan me mend, dikush luan futboll.

Mbi 50 mijë veta e kanë humbur punën gjatë pandemisë, e zëri i tyre nuk dëgjohet.

Dëgjohet zhurma e autobusëve dhe zëri i gastronomëve.

Të ngopurit bërtasin, të humburit dhe të uriturit nuk dëgjohen për së gjalli. Thjesht e kanë humbur punën, e kanë ulur kokën, janë kthyer në shtëpi dhe vuajnë në heshtje.

4. 'Veta e parë e dhimbjes sime nuk jam unë'.

Unë jam mërzitur. Shumë.

Dhe kjo mërzia ime po që është 'lajm'!

5. Varrezat si gjykata.

Vetëm varre. Askund drejtësi.

Të gjithë kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës nga vetë viktimat, në varreza, ama jo aty ku kërkohet drejtësia-në Gjykata.

Varrezat nuk janë gjykata, edhe vetë të vdekurit mezi presin për vete ditën e gjykimit hyjnor!

Ose së paku këndojeni ndonjë 'Yasin' a ndonjë lutje për ta, se të frymëzohesh nga vdekja për të jetuar, nuk ka thënë Zoti.

Enver Hoxhaj, kur e përmend drejtësinë, harron se e ka mohuar gjenocidin serb dhe se Ai që nuk ka lejuar të paditet Serbia për gjenocid ndaj shqiparëve, tani po përballet vetë me akuza për krime dhe vrasje.

Ky është mallkim.

Kur ia mohon drejtësinë tjetrit, ia mohon edhe vetes.

Hashim Thaçi ka insistuar 'të harrohet e kaluara'. Ka insistuar të falet Serbia pa kërkuar falje, dhe ka insistuar të arrihet me Serbinë një 'marrëveshje paqe, pa drejtësi'.

6. Dhimbja nuk fotografohet.

Ama nuk është mirë të rrini veç në varre, se ju pengoni varreve.

Është njëfarë rendi. Në varreza shkohet veç në përvjetor dhe pa kamera.

Sa herë e viziton varrin me kamerë, e bën për reklamë.

Dhe nuk të numërohet as si sevap. Nëse ia do të mirën viktimave, kërko drejtësi për ta në Gjykatë, dënoji vrasësit e tyre.

Kur e viziton varrin, e kujton vdekjen;

sa herë e kujton vdekjen, bëhesh njeri më i mirë.

7. Vidovnjake Emilija.

Emilija Rexhepi shumë e aftë, parandjenjat e saj është e shtrirë në kohë dhe hapësirë.

E kemi vidovnjake për hasret, për nga performanca gat-gati i i afrohet Baba Suncica.

Unë jam e prirë të mos u besoj lehtë grave që i ngjyrosin flokët me ngjyrë të kuqe (sidomos nëse ngjyrën e flokëve e kombinojnë me këpuca të kuqe dhe me çantë të kuqe), por Emilijes i besoj shumë kur thotë s'e ka kaluar koha e Shqipërisë së Madhe.

Emilija është aty për të vendosur për kalimin e kohës, por prap se prap kësaj nuk i besohet se pak me ju 'gju' populli, i ndryshon fjalët, 'natenane'.

8. Zogjtë vdesin duke kënduar.

Një herë një humorist ka vdekur në skenë duke e përqeshur vdekjen.

Vdekja është nevojë, mendoj unë.

Por, vdekja jonë s'na takon neve, mendon Epikuri.

Edhe në ëndrra, kur vdes, menjëherë zgjohesh nga gjumi.

Pse? Sepse, shkenca tregon se truri nuk e di çka ndodh pas vdekjes, prandaj, kur vdes, merr fund ëndrra.

Cima ka qenë njeri i mirë. Herën e fundit e kam takuar te Newborn më 2010. Ishte shumë i mërzitur. E kishin sulmuar, e kishin rrahur, e kishin plagosur dhe ai nuk e kuptonte se si bën që njeriu që e ka gëzuar popullin dhe e ka bërë të lumtur, të sulmohet pas shpine me thikë!

U ndjeva shumë keq, dhe ia shpreha atë që di më së miri: dashurinë, mirënjohjen dhe respektn.

U mundova ta qetësoj, por më duket nuk arrita.

Dihet që të gjithë krijuesit i harroni për së gjalli. I vdekuri s'ka nevojë për asgjë.

Në Kosovë ka standarde të dyfishta, ka kaq diskriminim.

Kush ka të njofshëm prej estradës merr rroga të mëdha nga Institucioni i Kulturës pasi del në pension, kush prej artistëve nuk ka të njofshëm dhe është modest, harrohet dhe izolohet.

Kush është Ai rr.s. që e ka bërë valorizimin e vlerave të artistëve dhe ka vendosur që dikush të përfitoj pension shtetëror e dikush Jo!

Prehu në paqe, njeri i mirë.

P.S.

'Sikur të mos e kishin fikur dritën

në dhomën prej së cilës po shpalohet nata

unë do të të kisha shkruar ty në këtë poezi

të kam ndërmend

ditë e natë përpëlitem e ndizem

nga dëshira të të vras pas shpine, tradhtisht'

(NË OBORRIN E SHTËPISË TREKËNDËSHI PËR VARJE-TD)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat