Naser Rugova i thotë nënkryetares së re të LDK-së të kërkojë përgjigje për dështimet te këta persona

Aktuale

Naser Rugova i thotë nënkryetares së re të LDK-së të kërkojë përgjigje për dështimet te këta persona

Nga: D.RR Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:26
Naser Rugova

Zyrtari i LDK-së. Naser Rugova, në një postim në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së re të LDK-së, Shqipe Mjekiqit.

Ai ka thënë me ironizi se Mjekiqi tash e paska zbuluar se cilat parime i ka shkelur LDK-ja në dekadën e fundit.

Rugova thotë se ajo duhet të kërkojë përgjigje te tre nënkryetarët e tjerë të partisë, ku sipas tij, ata ishin të fuqishëm në parti gjatë dekadës së fundit.

Postimi i plotë:

Nënkryetarja e re, znj. Mjekiqi paska thënë që LDK e paska filluar rënien para disa vitesh, atëherë kur ka nisur koalicionet joparimore dhe për shkak se ndër vite e ka humbur komunikimin me bazën. EUREKA! Zbulim i madh!

Nejse, këto gjëra ne ka vite i themi, aty nuk ka asgjë të re, por znj.Mjekiqi përgjigjet duhet t'i kërkojë te tre nënkryetarët dhe te sekretari i pergjithshem, njerëzit më të fuqishëm të partisë përgjatë dekadës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat