Ambasadori gjerman për vaksinat: Vazhdon mbështetja për Kosovën

Aktuale

Ambasadori gjerman për vaksinat: Vazhdon mbështetja për Kosovën

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:39
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur ardhjen e vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Rohde e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa ka premtuar se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë.

“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania.

Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, është shprehur Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat