Ahmeti e mirëpret arritjen e vaksinave, por nuk e kupton ceremoninë

Aktuale

Ahmeti e mirëpret arritjen e vaksinave, por nuk e kupton ceremoninë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:19
Shpend Ahmeti

Në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë i vaksinave.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur arritjen e 24 mijë vaksinave në Kosovë.

Por ai nuk e ka kuptuar ceremoninë e pranimit të vaksinave.

“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!“, shkroi ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat