“Lufta për merita”, flet Krasniqi, ja kujt i takojnë meritat për vaksinat e ardhura në Kosovë

Aktuale

“Lufta për merita”, flet Krasniqi, ja kujt i takojnë meritat për vaksinat e ardhura në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:15
Pamje nga aeroporti pas ardhjes së vaksinave

Tashmë në Kosovë, kanë arritur vaksinat e para kundër Covid19.

Edhe pse një numër shumë i vogël i tyre ka arritur në Kosovë, politikanët tanë kanë filluar krekosjen e tyre për të marr meritat të cilat nuk u takojnë!

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se, vaksinat që kanë ardhë në Kosovë janë donacion.

Sipas tij, meritat nuk i takojnë askujt, as kësaj Qeveria e as Qeverisë së kaluar.

Reagimi i plotë:

Nuk e kuptoj këtë "luftë“ për t’i marrë meritat se kush i solli vaksinat. Kur bëjmë çmos për merita, pse nuk marrim edhe përgjegjësi për vdekjet e shumta nga Covidi. Për ato vdekje jemi të gjithë fajtorë, për shkak të papergjshmërisë, duke filluar nga politika dhe të një pjese të popullatës që akoma e mohojnë ekzistimin e këtij virusi.

Këto vaksina janë donacion. Edhe ato tjera që vijnë pas tyre. Nuk është meritë as e kësaj Qeverie dhe as e Qeverise se kaluar.

Edhe sikur të ishin paguar me paratë e shtetit, ato para janë të popullit dhe s’ka vend për mburrje. Kur duhet ta kuptojmë që politikani nuk është Zot.

Ai është vetëm një menaxher dhe asgjë më shumë. Menaxhon paratë tona dhe gjate rrugës gjysmën i avullojnë. Deri sa ata konsiderohen të tillë, ky vend kurrë nuk do të ec përpara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat