Një detaj që mund të mos e keni ditur për Bajram Currin

Aktuale

Një detaj që mund të mos e keni ditur për Bajram Currin

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:48
Bajram Curri

Profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka treguar një detaj për Bajram Currin.

Ai ka thënë se amiqtë e kombit kurrë nuk mundën as ta thyenin e as ta blinin Currin.

Postimi i Latifit:

Pas një jete të gjatë në shërbim të çështjes kombëtare, Bajram Curri, plaku fisnik, siç e quante Faik Konica, i ndjekur nga grupe të armatosura shqiptarësh, do t'i jepte fund jetës së tij, për të mos rënë i gjallë në duart e tyre, në një shpellë, në shkrepat e ftohtë të alpeve shqiptare.

Kështu ai do të hynte në listën e madhe të atdhetarëve që u vranë nga vetë shqiptarët. Me vdekjen e tij çështja e Kosovës humbi krejt peshën e saj në politikën e Tiranës zyrtare.

Në korrikun e vitit 1924, kur ushtria serbe kishte sulmuar Zonën e Lirë të Azem Bejtes, Bajram Curri i kishte kërkuar Tiranës zyrtare forca për të hyrë në Kosovë dhe kur kërkesa e tij hasi në vesh të shurdhër, ai i nisi ata pak njerëz të armatosur që kishte në dispozicion, por tanimë ishte bërë vonë. Kur morri vesh për vrasjen e Azemit, njerëzit ia panë lotët tek i rridhnin faqeve. Sot mu pre krahu i djathtë, u kishte thënë atyre.

Sigurisht historianët mund ta gjykojnë veprimtarinë e tij, nisur nga situata e perspektiva të ndryshme, por një gjë dihet me siguri të plotë: armiqtë e kombit kurrë nuk mundën as ta thyenin e as ta blinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat