Këto janë fjalët e Behgjet Pacollit për Fatmir Sejdiun: Covid është i rrezikshëm, ja si i përballojmë

Aktuale

Këto janë fjalët e Behgjet Pacollit për Fatmir Sejdiun: Covid është i rrezikshëm, ja si i përballojmë

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:23
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka disa ditë që është i shtrirë në spital pas infektimit me koronavirus.

Ai po qëndron në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon kurimin e tij.

Gjendja shëndetësore e tij po vazhdon të jetë stabile.

Ish presidentit Sejdiu, po i dëshiron shërim të shpejt kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli shkruan se, Covid-19 është virus i rrezikshëm, të cilin mund ta përballojmë vetëm me disiplinë.

Postimi i plotë:

Presidentit të dytë të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.

Covid-19 është virus i rrezikshëm, të cilin mund ta përballojmë vetëm me disiplinë dhe duke i respektuar rregullat, gjë që Presidentit nuk i mungon.

Andaj lutemi dhe shpresojmë që sa më parë të kthehet në ritmin normal të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat