Vjen reagimi i parë pasi Lista serbe e dërgoi Qeverinë Kurti në Kushtetuese

Aktuale

Vjen reagimi i parë pasi Lista serbe e dërgoi Qeverinë Kurti në Kushtetuese

Nga: A.Zh Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:26
Qeveria e Kosovës

Lista serbe e ka dërguar sot Qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit që këtij komuniteti t’i takojë vetëm një ministri.

Përmes një komunikate për media, Lista serbe ka thënë se nuk po respektohen të drejtat e popullit serb në Kosovës.

“Ankimi kundërshton vendimin e Asamblesë për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë nga 22 Mars, 2021, në të cilin komunitetit serb iu dha vetëm një ministri edhe pse sipas Kushtetutës ishte i detyruar të caktonte dy. Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me të drejtën kushtetuese duke respektuar të drejtat e popullit serb, por edhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë”, thuhet në komunikatën e Listës serbe.

Atyre për këtë vendim, iu ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

“Lista Srpska e paska çuar në kushtetuese qeverinë Kurti. I duan dy ministri, jo një. Mos po doni edhe në deti me ju çu?”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat