Kërkohet zgjedhja urgjente e presidentit, ja çfarë po tenton të bëjë Lista Serbe

Aktuale

Kërkohet zgjedhja urgjente e presidentit, ja çfarë po tenton të bëjë Lista Serbe

Nga: A.Morina Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Lista Serbe ka bërë të ditur se i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, siç është thënë pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit, që për këtë komunitet të ketë vetëm një ministri.

Ndaj, këtij vendimi ka reaguar njohësi i ccështjeve politike, Shemsi Jashari i cili iu bëri apel partive politike që t’i kalojnë inatet politike brenda shqiptare.

Ai tha se për shkak të këtij veprimi të Listës Serbe, subjektet duhet të gjëjnë kompromis për të zgjedhur presidentin.

“Ky duhet të jetë një arsye e mjaftueshme që fituesit e zgjedhjeve të gjejnë rrugë kompromisi për të votuar presidentin e vendit dhe të mos lejojnë që të varen nga votat e tyre”, shkroi Jashari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Është jetike të kalohen inatet politike brenda shqiptare për hir të shtetit e vendit.

Lista Serbe e paska dërguar në Kushtetuese, Qeverinë e Albin Kurtit!

Aspak për tu befasuar, nuk pritet nga Lista Serbe, që të punojnë për të mirën e vendit tonë, ata janë trup i huaj këtu që dirigjohen nga Beogradi.

Ata që se njohin Kosovën shtet po kërkojnë më shumë hise në pushtet, bile ne njoftimin e tyre publik paskan thënë CITOJ:

Theksojmë se nuk kemi nevojë për vende ministrore për hir të atyre vendeve, por si mjet për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton populli ynë në Kosovë dhe Metohi.

Ky duhet të jetë një arsye e mjaftueshme që fituesit e zgjedhjeve të gjejnë rrugë kompromisi për të votuar presidentin e vendit dhe të mos lejojnë që të varen nga votat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat