Shtyhet mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Aktuale

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:36
LDK

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte paraparë që të nisë nga ora 16:00, por është marrë për shtyerjen e saj për gjysmë ore. Merret vesh se anëtarëve të kryesisë u është dërguar mesazh telefonik që kjo mbledhje shtyhet për një gjysmë ore. Në këtë mbledhje do të merret vendim për votimin apo jo të Vjosa Osmanit – presidente.

Media ka folur gjatë ditës me anëtarin e kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni. Ai ka thënë që menjëherë pas takimit do të bëhen të ditura këto qëndrime.

“Ne i kemi qëndrimet tona, por pas takimit do t’i bëjmë të ditura”, thotë Hyseni. Kurse, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentës mbetët kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër. Muhaxheri ka theksuar se ai do të votojë Vjosa Osmanin për presidente.“Unë jam për me votu kandidatën për presidente. Unë jam pro, tash i mbet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votu pro apo kundër, për me qenë aty me ba kuorumin”, thotë Muhaxheri.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat