Vjen një lajm i keq për Listën Serbe pasi e dërgoi Qeverinë Kurti në Kushtetuese

Aktuale

Vjen një lajm i keq për Listën Serbe pasi e dërgoi Qeverinë Kurti në Kushtetuese

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:38
Lista Serbe

Qeveria Kurti do të përballet me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kjo pasi Lista Serbe po kërkon më shumë ministri nga kryeministri Albin Kurti.

Ata po kërkojnë dy, edhe pse një Kurti ua ka dhënë.

Lista Serbe po pretendon se, nuk po respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

Kërkesën e Listës serbe e ka komentuar Ehat Miftaraj nga IKDJ-ja.

Sipas tij, kërkesa e tyre nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë e as në dokumentin e Ahtisarit.

Postimi i plotë:

E drejta për të ngritur çështje kushtetuese i takon çdo pale të autorizuar.

Sidoqoftë, kërkesa e Listës Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetute as në dokumentin e Ahtisarit.

Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qenë praktika të mira dhe të mbështetura në Kushtetutë.

E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me privilegje dhe jo të drejtë të garantuar me Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat