​Kurti dhe Kosnett diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Aktuale

​Kurti dhe Kosnett diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:56
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet.

Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat