Pacolli: Më mirë të vaksionohen njerëzit që kanë nevojë, sesa njerëzit e politikës

Aktuale

Pacolli: Më mirë të vaksionohen njerëzit që kanë nevojë, sesa njerëzit e politikës

Nga: A.SH Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:55
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aplikimit të vaksinës së parë kundër COVID-19, të cilën sot e mori kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se për vaksinë më shumë kanë nevojë qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid, sesa njerëzit e politikës.

Postimi në Facebook:

Vaksina "Astra Zeneca" e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat