Reagon deputeti i PDK-së: Vaksinimi i Albin Kurtit do duhej të bëhej vetëm kur të sigurohej që asnjë qytetar të mos mbes mbrapa

Aktuale

Reagon deputeti i PDK-së: Vaksinimi i Albin Kurtit do duhej të bëhej vetëm kur të sigurohej që asnjë qytetar të mos mbes mbrapa

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:15
Albin Kurti

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, vlerëson se vaksinimi i kryeministrit Albin Kurti nuk ka qenë i nevojshëm të bëhet.

Sipas tij kjo do të duhej të bëhej vetëm kur të ishte siguruar se asnjë qytetar nuk do të mbesë mbrapa, sepse depot janë plot e në pritje.

Ai ka thënë se i pari do të duhet të vaksinohej drejtuesi i Qendrës së Klinikës Infektive.

Postimi i tij i plotë:

Vaksinimi i një kryeministri si akt simbolik, do të ishte i tillë vetëm kur ai kryeministër ta kishte zgjedhur me kohë problemin me furnizimin me vaksina. Vetëm kur të ishte siguruar se asnjë qytetar nuk do të mbesë mbrapa, sepse depot janë plot e në pritje.

Në rrethanat tona, kur vaksinat nuk janë siguruar ende, i pari që do të duhej të vaksinohej sot do të ishte dashur të jetë drejtuesi i Qendrës së Klinikës Infektive, ai i cili është për çdo ditë në front të parë me virusin e në ndihmë të qytetarëve.

Ceremonia e vaksinimit kundër COVID-it e një kryeministri, ende pa u vaksinuar stafi mjekësor e ende pa siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës, është arrogancë por kurrsesi simbolikë. Ose është simbolikë që s’na duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat