Tomë Gashi thotë se Listës Serbe duhet ndaluar aktivitetin politik në Kosovë

Aktuale

Tomë Gashi thotë se Listës Serbe duhet ndaluar aktivitetin politik në Kosovë

Nga: A.Z Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:18
Lista Serbe

Lista serbe e ka dërguar sot Qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit që këtij komuniteti t’i takojë vetëm një ministri.

Ndaj Listës serbe, ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Listës Serbe duhet me i’a ndalu aktivitetin politik në Kosovë, gjë që duhej ta bënte KQZ me kryetaren Valdete Dakën.

Tutje ka thënë se këta edhe Gjykatës Kushtetuese i’u janë drejtuar si Kosovo dhe Metohija.

Gashi thotë se këta paratë i marrin nga shteti i Kosovës, por punojnë kundër këtij shteti që i ushqen, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Kësaj farë Lista Serbska duhet me i’a ndalu aktivitetin politikë në Republikën e Kosovës.

Këtë është dashtë me bo moti KQZ-ja me kryetaren Valdete Dakën.

Këta, shtetin e Kosovës e quajn Kosovo dhe Metohija dhe ende e konsiderojn Kosovën autonomi teritoriale të Serbisë.

Këta ndoshta edhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i janë drejtuar me emërtimin ofendues si Kosovo dhe Metohija.

Këta veç lekun e marrin nga Shteti i Kosovës dhe punojnë ditë e natë kundër shtetit që i ushqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat