Mulla Osmani: Shqiptarët nuk kanë qenë gjithmonë myslimanë

Aktuale

Mulla Osmani: Shqiptarët nuk kanë qenë gjithmonë myslimanë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:42
Mulla Osmani

Mulla Osmani ka folur lidhur me rindërtimin e Hamamit nga TIKA në komunën e Prishtinës. Osmani nuk sheh asgjë të keqe në shndërrimin e Hamamit në muze.

“Unë jam shqiptar i besimit islam, kam dëshirë me pas turkun mik, edhe amerikanin edhe zviceranin , gjermanin edhe Kinën edhe Rusinë. Sa më shumë miq njeriu më i fortë është”, theksoi Osmani.

“Shqiptarët s’kanë qenë gjithë myslimanë, kanë qenë ortodoks, kanë qenë katolik kanë qenë edhe paganë”, shtoi Osmani.

Osmani ka zhvilluar debat të ashpër edhe me profesorin universitar Blerim Latifin, i cili kundërshton rindërtimin dhe shndërrimin e Hamamit në muze.

“Kur dush rrokemi…mos me ndërpre”, i tha ai Latifit.

“Unë jam mësuar në oda të burrave edhe kam marak me përfundu llafin…kush u mësu nëpër kafe ai ndërhyn menjëherë”, theksoi Osmani.

“Ty të pengon gjithçka që i vjen era islam”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat