Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo

Aktuale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo

Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:42
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo

Ambasadorja Lobbezoo ka përgëzuar z.Konjufca për detyrën e re dhe ka shfaqur shpresën që procesi zgjedhor të përmbyllet me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.

Të dy palët thanë se arritja e kontingjentit të parë të vaksinave është lajm i mirë për Kosovën dhe shfaqën shpresën që sasi të tjera të vaksinave do të sillen së shpejti në Kosovë në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i popullsisë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke mbështetur punën e Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij.

Kryetari Konjufca ka thënë se në mandatin e tij synon ta dinamizojë punën në Kuvend, duke pas parasysh raportin e forcave në organin legjislativ. Në këtë kontekst, ai ka thënë se mbetet përkushtim i tij që Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje, të cilat do të jenë në funksion të interesit qytetar.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat