A do të mbahet këtë javë seanca për zgjedhjen e presidentit – flet Mimoza Kusari-Lila

Aktuale

A do të mbahet këtë javë seanca për zgjedhjen e presidentit – flet Mimoza Kusari-Lila

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:44
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja Mimoza Kusari-Lila nuk pret që këtë javë të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit. Kjo thotë se varet shumë përveç tjerash edhe prej procedurave administrative. Por ajo është e bindur se Vjosa Osmani do të jetë presidente e ardhshme e Kosovës.

“Nuk e di saktë për faktin se kjo është procedurë administrative me rastin e zëvendësimit të deputetëve”, thotë Kusari-Lila në ‘DPT te Fidani”.

“Është më mirë të kemi gjithçka të sqaruar dhe të mos humbasim vite të tëra”, thotë ajo.

“Vjosa Osmani-Sadriu është më e votuara me legjitimitet të plotë për të qenë presidente”, thotë Kusari-Lila.

“Unë jam e bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e Kosovës me legjitimitet prej qytetarëve dhe legjitimitetin e deputetëve”, thekson ajo.

“Jam e bindur se do të ketë reflektim edhe prej partive tjera”, shton ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat