Krasniqi: Do ta marr vaksinën pasi të vaksinohen kolegët të cilët janë në front

Aktuale

Krasniqi: Do ta marr vaksinën pasi të vaksinohen kolegët të cilët janë në front

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:06
Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar nëse do ta marrë vaksinën anti-Covid.

Duke folur para gazetarëve, Krasniqi ka thënë se do ta marr vaksinën, por se njëherë po pret që të vaksinohen kolegët e tij, të cilët janë në front.

“Po, do të vaksinohem edhe unë. Nuk është e thënë që bash sot të vaksinohem.

Fillimisht do të shoh kolegët që janë këtu në front, meqenëse unë tash jam në administratë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat