Kështu do të ndahen komisionet sipas subjekteve politike

Aktuale

Kështu do të ndahen komisionet sipas subjekteve politike

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:56
Mimoza Kusari Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq shtatë komisione në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Lila deklaroi se kjo parti do të ketë nënkryetarë edhe në disa komisione tjera.

“Sipas formulës dhe sipas forcës politike Lëvizja Vetëvendosje  I takojnë shtatë komisione. LVV-ja do të kryesojë me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, me Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, me Komision i për Punë të Jashtme, atë për Arsim, Komisioni për Bujqësi, Shëndetësi, për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media”, ka thënë ajo

Kusari njoftoi edhe për udhëheqjen e komisioneve të tjera nga subjektet tjera politike.

“Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta udhëheq PDK-ja, Komisionin për Integrime Evropiane do ta udhëheq LDK-ja, Komisionin për të Drejtat dhe interesat e komuniteteve do ta udhëheq Lista Serbe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe për Personat e Pagjetur do ta udhëheq +. Dy Komisionet e tjera që janë të përcaktuara është ai për mbikëqyrjen e Financave Publike që do ta udhëheq LDK dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së që do ta udhëheq PDK”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat