Kuvendi të premten mban seancë

Aktuale

Kuvendi të premten mban seancë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:08
Mimoza Kusari Lila

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendin pas së cilës është bërë e ditur se të premten do të mbahet seanca në të cilën do të votohen komisionet parlamentare.

Ndërsa votimi për zgjedhjen e presidentit, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet.

Ajo tha se janë shtatë komisione parlamentare në të cilat Vetëvendosje do të ketë kryesues dhe zëvendës kryesues.

“Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në këtë legjislaturë, do të kryesojë komisionin për buxhet dhe transfere, atë për legjislacion, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, dhe atë për qeverisje lokale zhvillim rajonal dhe media”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat