​Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin, deputetët të kapërcejnë çfarëdo hidhërimi

Aktuale

​Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin, deputetët të kapërcejnë çfarëdo hidhërimi

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:22
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar 16:13) - Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që partia që ai drejton do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, siç tha ai pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Kryetari Abdixhiku pas takimit me grupin parlamentar të partisë së tij theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.

Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit

“Pas një diskutimi të hapur, shterës me argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues dhe të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky pra është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj. Këtë vendim ua kam komunikuar sot deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës , që secili deputet të mos pengoj kursin e ri të LDK-së. pres nga secili deputet të sillen si institucionalisht dhe të kapërcejnë vetën dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, thekson Abdixhiku.

Abdixhiku tha po ashtu se presin që presidenti i vendit të jetë president i të gjithëve dhe jo partiak.

Derisa u shpreh i rezervuar për tre deputetët e partisë së tij, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj që pritet të mos marrin pjesë në seancën kur do të votohet presidenti në kuvend.

Abdixhiku: Mos t’i personalizoni gjërat në emra individual, kemi diskutim diskutime në vazhdimësi

“Ju kisha lut të keni mirëkuptim dhe mos t’i personalizoni gjërat në emra individual, kemi diskutim, kemi diskutime në vazhdimësi. Unë pres që secili deputet i LDK-së të vendos, të respektoj vendimin e krysisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Çka ndodhë nëse nuk respektohet vendimi? Nuk komentoj situata hipotetike. Shumica në tërësi ka mbështetur vendimin e kryesisë dhe kryesia në tërësi ka mbështetur propozimin tim… Ajo çfarë ne kemi dashur të bëjmë është të marrim garanca që presidenti i ardhshëm president i të gjithëve jo i një partie politike dhe kështu pushteti të mos i kaloj në nënshtrim të një partie politike”, theksoi ai.

Ai më tej tha se vendimi i Kryesisë së LDK dhe i tij është që fillimisht vendit t’i jepet një proces normal parlamentar, dhe siç theksoi rikthimi i LDK-së është domosdoshmëri.

Abdixhiku: Rikthimi ynë është domosdoshmëri dhe kërkon unitet

“Vendimi i kryesisë së LDK-së dhe imi si kryetar i saj synon që Kosovës fillimisht t’i jap një proces normal parlamentar ku vetëm me votë dhe me asnjë mjet tjetër politik merret secili vendim me interes nacional për përfshirë edhe këtë për president. Rikthimi ynë është domosdoshmëri, njëkohësisht është i pa shmangshëm, por ky rikthim kërkon durim, kërkon vendime politike të guximshme e jo të inatit, mbi të gjitha rikthimi ynë kërkon unitet. Këtë unitet e kërkoj sot nga selia e LDK-së prej të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë nëpër Kosovë. Jemi në rekordet më ulëta historike”, theksoi ai.

Në fund kreu i LDK-së theksoi se kjo parti është konstruktive dhe vendos për interesin e vendit. 

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

“LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai.

Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.

“Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon edhe fatin tonë për një periudhë 5-vjeçare”, shtoi ai.

Abdixhiku tha se presidenti i ri i vendit, duhet të jetë bashkues dhe i të gjithëve dhe jo t’i “nënshtrohet një pushteti".

“Ne presim që presidenti i ardhshëm i vendit, kushdo që zgjidhet, të ushtrojë këto detyrime me përgjegjësi të plotë, që të jetë president i të gjithëve, që të jetë bashkues e jo ndarës, që të jetë garantues i Kushtetutës dhe jo keqpërdorues i saj, që të jetë njëmend president e jo i nënshtruar i një pushteti”, tha ai.

Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota.

Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.

Më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Më herët gjatë të martës, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se për thirrjen e kësaj seance duhen nënshkrimet e 45 deputetëve.

Si zgjidhet presidenti?

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë tashmë ka qëndrimin e saj se nuk do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, ashtu siç nuk e ka votuar as Qeverinë Kurti 2. Edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do ta mbështesë Osmanin për postin e presidentit.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë post e ushtroi Vjosa Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit.

***

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës kur do të votohet presidenti. Kështu bëri të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Abdixhiku para gazetarëve tha se LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalit dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, deklaroi Abdixhiku.

Image

Abdixhiku: Do të jemi aty kur të votohet Vjosa për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se deputetët e kësaj partie do të jenë prezentë në seancë kur votohet Vjosa Osmani për presidente.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku.

***

Agim Veliu arrin në zyrat e partisë për takimin me Abdixhikun

Deputeti Agim Veliu ka arritur në zyrat e partisë ku pritet të fillojë mbledhja e kryetarit Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të LDK-së lidhur me votën e tyre për presidentin.

Veliu nuk e ka bërë të qartë votën e tij për Vjosa Osmanin teksa ka kritikuar udhëheqjen e partisë se ka marrë tërë presionin mbi supe për zgjidhjen e presidentit të vendit, çështje kjo që sipas tij i takon të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Image

Në mbledhje pritet të marin pjesë nënkryetarët e partisë dhe sekretari organizativ i LDK-së.

Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili dje pas takimit të Kryesisë e cila zgjati rreth tre orë bëri të ditur se Abdixhiku takon sot deputetët e partisë ku edhe do të merret vendimi për presidentin.

“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Haziri.

“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithcka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend.”, shtoi ai.

Deputetët e LDK-së takojnë Abdixhikun, pritet vendimi rreth presidentit

Ka nisur takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të LDK-së, ku do të diskutohet qëndrimi që do të kenë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ditën e djeshme kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje, ku pas takimit është thënë se kjo parti do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat