Sherifi kërkon të vaksinohen familjarët e të arrestuarve nga Gjykata Speciale

Aktuale

Sherifi kërkon të vaksinohen familjarët e të arrestuarve nga Gjykata Speciale

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim "Bota sot"

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka propozuar që prioritet i shtetit duhet të jetë vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që po mbahen në Hagë.

Sipas Sherifit, qe gjashtë muaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk i kanë parë anëtarët e familjeve të tyre.

Postimi i plotë 

Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë proritet i shtetit!

Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat