​Mungesa e vullnetit politik për reformën e administratës publike, dëmtoi buxhetin e shtetit me miliona euro

Aktuale

​Mungesa e vullnetit politik për reformën e administratës publike, dëmtoi buxhetin e shtetit me miliona euro

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:20
Mexhide Demolli-Nimani

Mungesa e lidershipit politik për reformën e administratës publike, ka dëmtuar buxhetin e shtetit me miliona euro. Kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) me titull “Reforma e Administratës Publike në gjendjen e stagnimit”.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL gjatë prezantimit të raportit tha se mungon vullneti politik për të zbatuar të gjitha synimet për reformën në administratën publike dhe kjo i ka kushtuar Kosovës miliona euro humbje.

Demolli: Mos reformimi i administratës publike, i kushtoi buxhetit miliona euro të humbura

“Në vitin 2018 qeveria punoi në arritjen e synimeve të kontratës së reformës sektoriale për reformën e administratës publike duke siguruar 3.1 milion euro qe disbursuan drejtpërdrejte në thesarin kombëtar në vitin 2019, sidoqoftë kjo ishte minus 2.4 milionë euro nga ndihma e financiare e zotuar nga BE në shumën prej 5.5 milionë euro nëse do të ishin arritur të gjitha synimet e reformës. Viti 2019 ishte një vit jo i mirë sa i përket reformave në administratën publike pasi vetëm një tregues është vlerësuar nga BE si i arritur duke rezultuar më 420,000 euro të disbursuara në këst të ndryshueshëm për Qeverinë e Kosovës, ndërsa progresi për vitin 2018 rezultoi me humbjen e 5 milionë euro nga qeveria, synimet e reformës për vitin 2020 u zhvendosen për shkak të pandemisë në vitin 2021 duke i dhënë kështu qeverisë së re për të siguruar 5.5 milionë nga fondet e BE-së”, tha ajo.

Një pjesë të fajit për stagnimin e reformimit të admistratës publike, FOL ia hedh edhe bashkimit të mnistrive, të cilat sipas tyre nuk funksionuan.

Demolli: Bashkimi i ministrive nuk funksionoi

“Mungesa e gjitha arritjes së të gjithave synimeve të rëna dakord të reformës nga KRS për RAP për vitin 2018 dhe 2019 rezultoi me mbi 7 milionë euro që nuk u kanë dhëne buxhetit të shtetit nga fondet e BE-së. Vlerësojmë se agjenda e reformës në administratë publike, në fakt agjendës i mungon lidershipi politik kryesisht si rezultat i bashkimit edhe i Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila mund te themi që nuk ka funksionuar, mungesa e lidershipit politik e ka vonuar kështu reformën apo reformat në administratën publike”, tha ajo.

Ndërsa Shefi i sektorit për bashkëpunim në zyrën e BE-së, Luigi Bresa tha se qeveria e Kosovës nuk ka arritur synimet e parapara, ani se në vitin 2018 ka plotësuar 5% të synimeve të parapara, por në vitin 2019 ky proces i reformimit është ndërprerë.

Në këtë ngecje të këtyre reformave ka ndikuar ndryshimi i qeverive në këto dy vite.

Brusa: Qeveria e fundit ka neglizhuar këto reforma

Në fillim filloi shumë mirë dhe qeveria ka arritur 5% të treguesve apo të synimeve të parapara në herën e pare, por në vitin e ardhshëm në vitin 2019 procesi i reformimit është ndërprerë...14:00 për fat të keq siç e dini në Kosovë ka ndryshime të shpeshta të qeverive dhe sidomos në këto dy vitet e fundit dhe këto kanë quar në periudha të zgjatura të mungesës së zbatimit politik te shtyrjes së këtyre proceseve dhe kjo nuk ka ndihmuar në realizimin e këtij programi në 2019 por dua të sqaroi që qeveria e fundit ka neglizhuar këto reforma që do të thotë që edhe synimet për 2021 të cilat janë synimi për 2020 të cilat janë shtyre për 2021 kanë qenë të vështira për të zbatuar përveç nëse qeveria e re do të bëjë një përpjekje shumë të madhe"

Ndërsa, Ibadete Mehmeti nga departamenti për reformën e Administratës publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se këto reforma janë prioritet kryesor i qeverisë dhe departamenti ku ajo punon dhe qeveria janë të përkushtuar në realizimin e objektivave të përcaktuara

Mehmeti: Reformat në Administratë Publike, prioritet i Qeverisë

"Duke pasur parasysh që reforma e administratës publike vazhdon të jetë prioritet kryesor i qeverisë. Ne si departament kemi qenë të përkushtuar por edhe si qeveri në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike dhe është evidente që ka pasur progres mirëpo përkundër arritjeve të deritanishme akoma kemi shumë sfida të cilat duhen të adresohen dhe të shikohet mundësia se si do të realizojmë të gjitha këto objektiva” shtoi ajo

Në fund FOL dha disa rekomandime për ministritë përkatëse përkitazi me reformën e administratës publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat