​Balaj për arrestimet në Telekomin e Kosovës: Prokuroria t’i vazhdojë hetimet

Aktuale

​Balaj për arrestimet në Telekomin e Kosovës: Prokuroria t’i vazhdojë hetimet

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:38
Lamih Balaj

Katër persona janë arrestuar paraditen e së martës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Telekomin e Kosovës.

Pas arrestimeve, kryetari i Federatës Sindikatë të PTK-së, Lamih Balaj, kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që të mos ndalet së hetuari njerëzit që i kanë shkaktuar siç thotë ai dëme Telekomit të Kosovës.

Balaj në konferencë për media tha se në Telekomin e Kosovës ka edhe kontrata tjera të dëmshme.

Balaj: Prokuroria të vazhdoj hetimet në Telekom, ka ende kontrata të dëmshme

"Si sindikatë e përkrahim fuqishëm një aksion të tillë sepse ka qenë momenti i fundit që Prokuroria e Shtetit të mos ndalet, duke i hetuar njerëzit që i kanë shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës... I inkurajojmë që të mos ndalen sepse në Telekomin e Kosovës ka edhe kontrata tjera të dëmshme, falë të cilave jemi në këtë gjendje", u shpreh ai.

Balaj deklaroi se për arrestin e katër personave u informuan nga mediat.

Balaj: Arrestimet nuk kanë ndodhur në objektin e Telekomit

"Jemi informu përmes mediave që sot kanë ndodhur disa arrestime jashtë Telekomit, nuk kanë ndodhur brenda në Telekomin e Kosovës. Çka kam mundur të shoh prej mediave, të arrestuar kanë qenë dy ish-zyrtarë të lartë të Telekomit të Kosovës, të cilët ka mbi 1 vit e gjysmë që nuk janë në marrëdhënie pune në Telekomin e Kosovës[...] Nëse janë emra të sigurt, njëri ka qenë drejtor i Financave, tjetri ka qenë drejtor në marketing, por edhe ushtrues detyre i Kryeshefit ekzekutiv[...]Për dy persona tjerë nuk kam njohuri, as nuk di çfarë të them", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat