Ish ministri i LDK-së e thumbon Abdixhikun për çështjen e presidentit

Aktuale

Ish ministri i LDK-së e thumbon Abdixhikun për çështjen e presidentit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:11
Lumir Abdixhiku

Imet Rrahmani, ish-ministër i Shëndetësisë dhe njeri i afërt me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, ka shkruar shkurt pas vendimit të partisë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit kuorumin për t’u zgjedhur presidente.

Rrahmani, me një mesazh të koduar dhe në metaforë, e ka përçuar një mesazh.

“‘Pataten e nxehtë’ mundesh me marrë edhe vetë, pa ta lëshu dikush!”, ka shkruar Rrahmani.

Rrahmani në zgjedhjet e brendshme në LDK e kishte mbështetur Lutfi Hazirin pë kryetar. Ky i fundit, e ka deklaruar si synim kthimin e Vjosa Osmanit në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat