3500 euro rrogë, Osaj që u kap sot nga Policia ishte arrestuar edhe vitin e kaluar

Aktuale

3500 euro rrogë, Osaj që u kap sot nga Policia ishte arrestuar edhe vitin e kaluar

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:11
Armend Osaj

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E një nga të arrestuarit është Armend Osaj, fytyrë e njohur për publikun edhe për një arrestim të bërë vitin e kaluar.

Osaj ishte arrestuar edhe më 6 mars të vitit 2020, lidhur me një dyshim për nënshkrim të marrëveshjeve që dëmtonin Telekomin e Kosovës deri në 100 mijë euro.

Një raport që ka siguruar reporteri, tregohet se Osajt dhe tre të tjerëve u ishin bastisur zyrat lidhur me këtë dyshim

Atë botë, Osaj ishte drejtor dhe merrte pagë prej hiç më pak se 3 mijë e 529 eurosh. Pas këtij arrestimi, Osaj nuk ishte më pjesë e Telekom dhe sot u arrestua në cilësinë e ish-drejtorit.

Ndër të tjera, Osaj ka një afërsi me ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj, ku i arrestuari kishte punuar si drejtor në kompaninë e tij.

Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar aksionin e sotëm duke potencuar se është bërë me urdhëresë të Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat