Njëri e shajti Thaçin e tjetri Kurtin, të rinjtë rrahen në mes të Prishtinës

Aktuale

Njëri e shajti Thaçin e tjetri Kurtin, të rinjtë rrahen në mes të Prishtinës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:58
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici tre persona për t’i intervistuar pas një rrahje që ka ndodhur mes tyre.

Rasti ka ndodhur tek hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë, ndërsa zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje nga kjo rrahje.

“Ka qenë një intervenim i patrullës policore në një rrahje, tre persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor”, ka thënë Krasniqi.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se zënka mes tre personave ka ardhur si pasojë e bindjeve të tyre politike.

“Përleshja nisi se njëri e shajti Hashimin (Thaçin) kur e pa në foto, e tjetri ia shajti Albinin (Kurtin)”, ka thënë një dëshmitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat