Abbott: Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Aktuale

Abbott: Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:31
Nicholas Abbott dhe Albin Kurti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott deklaroi sot se vendi i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin bisedoi edhe për gjendjen me pandeminë dhe arritjen e vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.

Diplomati britanik shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë së vendi të tij për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe sigurisë.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se ai është i përkushtuar që Qeveria që udhëheq të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Britaninë e Madhe duke i ofruar kështu një partner serioz.

Kurti dhe Abbott u pajtuan se investimet e përbashkëta të diasporës kosovare me investitorë seriozë britanikë, do t'i kontribuonin zhvillimit ekonomik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat