“Vendimi i LDK pragmatik, është vendim i menduar mirë”

Aktuale

“Vendimi i LDK pragmatik, është vendim i menduar mirë”

Nga: A.SH Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:23
LDK

Sot LDK mori vendim për të marrë pjesë në votim gjatë zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Anëtari i VV-së, Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, vendimi i LDK është vendim politik pragmanti.

Sipas tij, çdo vendim tjetër i kreut të LDK-së, do ta dëmtonte edhe më tepër këtë subjekt politike dhe do të bënte që vendi të shkone ne zgjedhje të reja e të kushtueshme, por tashmë edhe të demoduara.

Postimi në Facebook:

Vendimi i LDK-se, për të qëndruar në sallë kësaj të marte kur bëhet votimi për president te ri të Kosovës, eshte vendim politik pragmatik. Eshte vendim i menduar mire dhe i mirepritur nga shumica. Disa aty qe ende po hezitojne, apo qe jane kunder Vjoses per presidente, sigurisht se nuk po e tejkalojnë veteveten, inatet dhe interesat e tyre personale në parti. Vjosa Osmani e ka fituar të drejtën me plebishit për ta votuar deputetët e legjilacionit të ri të Kosovës. Çdo vendim tjetër i kreut të LDK-së, do ta dëmtonte edhe më tepër këtë subjekt politik dhe do të bënte që vendi të shkone ne zgjedhje të reja e të kushtueshme, por tashmë edhe të demoduara. Zonja Osmani si më e votuara kur ishte ne LDK, dhe tash me Listën e saj, sigurisht se është njeriu i duhur dhe në kohen e duhur për presidente të vendit, për pesë vitet e ardhshme. Kosova ka hy në një kapitull te ri historik për të ardhmen e saj, pas gjithë ndodhive jo të mira të deritashme politike, institucionale dhe krizës ekonomike të rënduar shumë edhe nga pandemia globale...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat