Kërkesa e Lumirit për deputetët e LDK-së

Aktuale

Kërkesa e Lumirit për deputetët e LDK-së

Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:56
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një debati televiziv ka folur për  vendimin e kryesisë për ta votuar Vjosa Osmanin, për president të vendit.

Ai tha se shumica absolute e LDK-së, kanë vendosur pro.

Abdixhiku, kërkoj nga deputetët e kësaj partie që të jenë unik dhe ta respektojnë vendimin e kryesisë gjatë seancës ku do të votohet për president të vendit.

‘Dje kishim një takim me kryesin dhe kemi pasur një debat tri orë, dhe pas debatit kemi pasur një votim ku kryesia me shumicë absolute ka vendosur që LDK-ja të merr pjesë në seancë dhe të krijoj qasje konstruktive, këtë e kemi diskutuar edhe me grupin parlament dhe në këtë debat kemi diskutuar dhe e kam komunikuar vendimin e kryesisë.  A  mbesim unik apo jo është çështje që duhet të definohet me kohë, unë kam kërkuar që çdo deputet të respekton vendimin e kryesisë, unë I kuptoj brengat dhe dyshimet që secili i ka”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat