Vjen parashikimi: Pas LDK-së, edhe kjo parti merr pjesë në votimin e Vjosa Osmanit

Aktuale

Vjen parashikimi: Pas LDK-së, edhe kjo parti merr pjesë në votimin e Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:29
Vjosa Osmani

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të marr pjesë në seancën ku Vjosa Osmani pritet të votohet për presidente të Kosovës.

E në një prononcim për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi, ndër tjerash ka thënë se njëjtë si LDK do të veprojë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“E dija se Lidhja Demokratike do të bëhej pjesë e zgjedhjes së presidentes së re, zonjës Osmani. Kam një lloj ndjesie se këtë vendim do ta marrë edhe AAK e Ramush Haradinajt. Zoti Haradinaj është i përgjegjshëm dhe nuk ia lejon vetës të bëhet destruktiv. Bashkëpunimi I tij me aktorët dhe faktorët politikë në interes të vendit është tashmë I dëshmuar në shumë raste të mëparshme. Nuk do të sillet ndryshe kësaj radhe. Ai dhe deputetët e tij do të jenë në sallë ditën që parlamenti do të zgjedhë zonjën Osmani si presidente të vendit. Është me shumë kuptim që të dy këto parti, LDK dhe AAK jo vetëm të marrin pjesë në seancën plenare në fjalë, por të lejojnë deputetët e tyre që të votojnë me vullnet të lirë. Nëse ndodh kjo, jam i bindur se Vjosa Osmani bëhet kryetare e shtetit me votat e 2/3 të parlamentit. Kjo do të jepte një sinjal të jashtëzakonshëm për miqtë dhe armiqtë e Kosovës”, shprehet profesor Bytyçi, prononcimin e të cilit mund ta lexoni të plotë duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat