A e paguan Kurti qiranë për shtëpinë e re

Aktuale

A e paguan Kurti qiranë për shtëpinë e re

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:27
Albin Kurti

Ka më shumë se një javë që kur Albin Kurti ka ndërruar vendbanim, fqinjët tregojnë përvojat me të.

Për pesë vite kishte jetuar në këtë lagje.

Madje banesa ku jetonte, Albin Kurti ishte vetëm 61 metra katror.

Por duke kaluar vitet, kjo banesë vetëm sa shkonte e ngushtohej, si shkak i saj Lideri i Vetëvendosjes kishte deklaruar që janë edhe librat.

Për këtë arsye, Kurti kishte shprehur interesim që ta ndërrojë që të ketë hapësirë më shumë për libra.

Momenti për ndërrimin e saj, erdhi në kohën kur Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës.

E kjo shtëpi afër 500 metra katrorë në lagjen Tasligje të kryeqytetit, tash e disa ditë është vendbanimi i ri i kryeministrit të Kosovës.

Kësisoj, këtu nuk mungon as Policia e Kosovës, që detyrohet ta ruajë 24/7 vendbanimin e kryeministrit.

Ndërsa, duke mos i mjaftuar Policia e Kosovës, në këtë shtëpi së fundmi janë instaluar edhe kamerat e sigurisë.

Pos këtyre, gjatë gjithë kohës ndezur qëndrojnë edhe dritat e lagjes.

Ndërsa, të lumtur me fqinjin e tyre të ri po shprehen edhe banorët e kësaj lagjeje, ani pse këta thonë që takimet me të janë të pamundura.

Kjo shtëpi sipas fqinjëve është e një mërgimtari ndërsa edhe në të kaluarën kanë jetuar qytetarë të tjerë me qira.

E një fqinj tjetër ka një porosi për Kurtin, në rast se ky nuk qeverisë mirë me vendin.

Ndërsa, gjatë javës ka pasur akuza se për këtë shtëpi, Kurti paguan një shumë të majme, mirëpo njohësit e patundshmërisë tregojnë se çfarë çmimi mund të ketë kjo shtëpi.

Albin Kurti është i vetmi lider politik në Kosovë që banon me qira, e në shtëpinë e re banon së bashku me gruan e vajzën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat