A do të qëndrojnë në sallë Agim Veliu e Driton Selmanaj, në ditën kur pritet votimi i Vjosa Osmanit si presidente?

Aktuale

A do të qëndrojnë në sallë Agim Veliu e Driton Selmanaj, në ditën kur pritet votimi i Vjosa Osmanit si presidente?

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:48
Driton Selmanaj dhe Agim Veliu

Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk dihet nëse do ta respektojnë vendimin e kryesisë së partisë, për t’ia krijuar kuorumin Vjosa Osmanit për t’u emëruar presidente.

Gjatë dy ditëve të fundit, media, ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga dy deputetët, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Mirëpo, Lumir Abdixhiku – kryetar i LDK-së, të martën ka thënë se pret që të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, përfshirë Agim Veliun e Driton Selmanajn, ta respektojnë vendimin e Kryesisë së partisë për të qëndruar në sallën e Kuvendin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente.

Abdixhiku ka thënë se diskutime do të ketë gjithnjë në LDK, por shtoi se pret respektim të këtij vendimi të partisë prej secilit deputet.

“Fillimisht ju kisha lutur që të keni mirëkuptim dhe të mos i personalizoni gjërat në emra individualë. Kemi diskutim, do të kemi diskutim në vazhdimësi. Unë pres që secili deputet i LDK-së ta respektojë vendimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku, duke komentuar mundësinë që deputetë si Agim Veliu e Driton Selmanajn të mos e respektojnë vendimin për të qëndruar në sallë kur Vjosa Osmani të votohet për presidente.

E pikërisht emri i Vjosa Osmanit ka qenë “mollë sherri”, për përplasje brenda akterëve të LDK-së.

Ditë më parë, Driton Selmanaj, kritikoi ashpër Lumir Abdixhikun duke thënë së po bën ‘turr e vrap’ për ta takuar Vjosa Osmanin, e pas kësaj reagoi nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili i tha Selmanajt se nuk kishte as ‘turr’ e as ‘vrap’ nga kryetari Abdixhiku, pasi ky i fundit e takoi Osmanin.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!”

“LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni në rrjetin social Facebook.

Teksa, nuk mungoi dhe erdhi shpejt kundërpërgjigjja e Selmanajt.

Selmanaj, ia ka ktheu sërish kolegut të tij të partisë, Anton Quni, i cili e quajti “Dream Team” udhëheqjen e re të kësaj partie.

Selmanaj, ka thënë se qënka prekë pak gjenerata e re reformate e LDK-së, ata që për 20 vite mbajtën pozita dhe në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50 për qind të elektoratit në degët e tyre.

Së fundmi edhe anëtari tjerër i LDK-së, Naser Rugova u shpreh se Lumiri duhet të shikojë shtëpinë se tij e të mos vrapojë për ta bërë presidente Osmanin.

Gjithë këtyre përplasjeve i është përgjigjur kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku, i cili kërkoi nga secili anëtarë të kursehet nga deklaratat e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat