Naser Rugova i përgjigjet Abdixhikut: Nëse e bën këtë veprim, je njësoj si Isa Mustafa

Aktuale

Naser Rugova i përgjigjet Abdixhikut: Nëse e bën këtë veprim, je njësoj si Isa Mustafa

Nga: M.H. Më: 31 mars 2021 Në ora: 09:52
Lumir Abdixhiku

Ish deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryetarit të tanishëm, Lumir Abdixhikut.

Rugova u shpreh që deputetët janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë mirëpo që qëndrimi në votim sipas Rugovës është veprim i drejtë, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ai shton që nuk duhet harruar që Osmani nuk është kandidate e LDK-së dhe se nuk duhet të u bëhet presion për votim deputetëve.

Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje, përfundon Rugova.

Postimi i plotë

Përgjigje Lumirit.

Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë. Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale.Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?!

Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë "ka vendosur kryesia", thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat