Gërvalla takohet me ambasadorin Nicholas Abbott, flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Aktuale

Gërvalla takohet me ambasadorin Nicholas Abbott, flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:03
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim është diskutuar për çështjet e aktualitetit politik, menaxhimit të pandemisë si dhe përmbylljes së procesit të konstituimit të insititucioneve të reja.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe.

Mëtej, znj. Gërvalla ka shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të posaçëm në sferën e sigurisë, ekonomisë, atë kulturore, por edhe të këmbimit të praktikave të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat