​Jashari bën homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë dhe në Aqarevë

Aktuale

​Jashari bën homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë dhe në Aqarevë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, Ajet Gjinofci në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe Shaban Shabanit në Aqarevë.

“Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, familjarë të dëshmoreve e qytetarë, bëmë homazhe e vendosem lule tek varret e dëshmoreve, Ajet Gjinofci në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe Shaban Shabani, në Aqarevë”, ka treguar Jashari.

Jashari ka vlerësuar lartë lartë jetën dhe vperën e tyre heroike.

“Me këtë rast duke vlerësuar lartë jetën dhe veprën e tyre heroike deklarova që neve na mbetet obligim që bashkë të punojmë në shërbim të shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat